E enjte, 2 Maj, 2024

Ndërtesa administrative në Mykolaiv goditet nga raketat ruse – kamerat e sigurisë kapin momentin

Lexoni edhe..

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur raketat ruse godasin ndërtesën administrative në Mykolaiv në jug të Ukrainës.

Sipas autoriteteve lokale, si pasojë e kësaj kanë humbur jetën shtatë persona, derisa ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, me shpresë se do të arrijnë të shpëtojnë dikë që mund të ketë ngecur nën rrënoja, transmeton Telegrafi.

Fillimisht shihet një re e madhe tymi ndërsa pasi ajo ngritet lart në qiell – shihet një vrimë e madhe që është hapur pikërisht në mes të ndërtesës.

E pavarësisht që pala ruse dhe ajo ukrainase po vazhdojnë të zhvillojnë takime, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje për paqe, luftime të ashpra po zhvillohen akoma pothuajse në çdo pjesë të Ukrainës. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme