FIFA ka zgjedhur arbitrin e ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Marokut për medaljen e bronztë – është Abdulrahman Al-Jassim (35) nga Katari.
Interesant është fakti se Al-Jassim arbitroi vetëm një ndeshje në Kupën e Botës – ishte ndeshja e raundit të parë ndërmjet SHBA-së dhe Uellsit, e cila përfundoi në barazim 1:1.
Ndihmës të tij në ndeshjen e medaljes së bronztë do të jenë bashkatdhetarët Taleb Al-Marri dhe Saoud Almaqaleh./FolDrejt/