Edhe pasi ‘rrëmbeu’ vendin e parë në Eurovisionin e sivjetëm, për shkak të rrethanave aktuale me Rusinë, Ukraina nuk do të mund ta organizojë edicionin e vitit të ardhshëm të këtij festivali.
Pavarësisht shpresës së Kievit dhe vetë presidentit Zelensky për ta mbajtur Eurovisionin 2023 në Kiev, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) sot mori vendim që, si pasojë e rrethanave aktuale politike në Ukrainë dhe sigurisë që vendi nikoqir duhet ta garantojë, një gjë e tillë nuk do të jetë e realizueshme, përcjell Fol Drejt.
Përmes një njoftimi zyrtar, ky Union ka deklaruar se sipas rregullave, organizatorët do të hyjnë në diskutime me Mbretërinë e Bashkuar, që u rendit në vendin e dytë në natën finale të Eurovisionit 2022 dhe ta shqyrtojë mundësinë nëse edicioni i ardhshëm do të mund të mbahej aty./FolDrejt/