Numri i muslimanëve vijon të rritet në Europë dhe kjo ka shqetësuar median më të madhe zvicerane Neue Zürcher Zeitung, e cila e titullon artikullin e sotëm – “Pjesa e muslimanëve do vijojë të rritet në Europë: Si do veprojë me këtë Europa?”
Këtu bëhet fjalë për vlerat që duhet të disponojnë muslimanët dhe për një të ashtuquajtur “Euro-Islam”. Një islam që përshtatet me vlerat europiane dhe kulturoën politike të liberalizmit demokratik.
“Ka dy skenare: ose do integrohen vala e madhe e muslimanëve në Europë, ose do krijojnë shoqëri paralele,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e NZZ.
Duke folur se muslimanët e ndajnë botën në Dar- al Islam dhe të tjerët që janë “kufarët”, media kujton se muslimanët kanë ardhur dyherë si pushtues në Europë: njëherë në 711 nga Spanja dhe më pas 1453 në Konstantinopol (sot: Stamboll). Më pas ata vijnë paqësisht si “hidjra/migracion”.
Gjermania kishte 6 përqind muslimanë në 2016, kurse në 2050 kjo shifër mendohet të jetë 20 përqind. Në Suedi deri 2050 pritet që të ketë 31 përqind muslimanë nga popullata e saj e përgjithshme. Në vendet tjera europiane kjo shifër është më e ulët, por përsëri jo e vogël./Foldrejt.com