Në fshatin Baicë të komunës së Drenasit është raportuar se një vajzë e mitur është zhdukur.
Rastin në polici e ka raportuar babai i saj, i cili ka thënë se vajza e tij kishte dalur nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më, ndërsa nuk dihet vendndodhja e saj.
“Një mashkull kosovar raporton për daljen nga shtëpia të vajzës së tij të mitur dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.