Liberalët, konservatorët, socialistët, komunistët, anarkistët, madje edhe fashistët, të gjithë janë të etur për të shpallur virtytet e demokracvisë dhe për të treguar kredencialet e tyre demokratike.
Megjithatë, demokracia edhe në vendin ku lindi, Greqinë e Lashtë, shpesh shihej me sy jo të mirë, ku Platoni dhe Aristoteli demokracinë e paraqitnin si sundim të masës popullore kundër urtësisë dhe të pronës.
Por në kohën kur thuajse të gjithë pushtetet e botës thurin lavde për demokracinë, atëherë është mirë të tregojmë dy vende ku më së miri praktikohet demokracia klasike, pra i vetmi model ideal i pjesëmarrjes popullore.
Histori e shkurtër e demokracisë
Në Athinën e lashtë, të gjithë vendimet e rëndësishme, merreshin direkt nga mbledhjet popullore në Asamble ose Ecclesia.
Një Këshill prej 500 qytetarësh ishte në rolin e ekzekutivit të Asamblesë dhe një Komitet prej 50 vetash i bënte propozime Këshillit. Presidenti i Komitetit e mbante postin vetëm për një ditë dhe asnjë athinas nuk mund ta mbante këtë post më shumë se njëherë gjatë jetës së tij, shkruan foldrejt.com. I vetmi përjashtim ishte për dhjetë gjeneralët ushtarakë, të cilët, në dallim nga nëpunësit publike, ishin të vlefshëm për t’u rizgjedhur.
Por ajo, që e bënte të veçantë demokracinë athinase ishte pjësëmarrja aktive në politikë e gjithë qytetarëve të saj.
Ky model i demokracisë, realisht mbahet gjallë vetëm në pak vende të botës dhe atë: në takimet e banorëve të Nju Ingland në SHBA dhe asambletë komunale në kantonet e vegjël të Zvicrës. Për atë shpesh në kantonet zvicerane dhe Nju Ingland zhvillohen shpesh referendume për të marrë vendime të rëndësishme.
Për t’u arritur kjo, mbi të gjitha duhet një arsim i zhvilluar mbarëpopullor. Ndryshe, demokracia klasike vetëm se do shpërbënte një shtet./Foldrejt.com