Përherë të dytë në Cyrih u promovua turizmi në Shqipëri. Kjo pasi të rinjtë zviceranë gjithmonë e më tepër kanë dëshirë për t’u ngjitur nëpër male dhe për pushuar në plazhe të paeksploruara. Një gjë të tillë më mirë se Shqipëria, rallë ndonjë vend tjetër ta ofron, shkruan travelnews.ch.
Deri tani janë krijuar edhe shumë agjensi dhe faqe interneti që ndihmojnë zviceranët për të kryer pushime sa më të mira në Shqipëri, si: Rukka, Edelweiss Air, Malësia Reisen dhe Bergfrau.ch.
Për në sezonën 2019, deri tani janë rezervuar 12 tura me 6-18 persona, kurse kanë mbetur edhe katër tura të hapura./Foldrejt.com