Portieri i kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, vazhdon sjelljen e tij të shëmtuar për të festuar fitoren e vendit të tij në Botërorin e Katarit.
Pas një reagimi të papërshtatshëm me kupën që mori për portierin më të mirë dhe një “minuti heshtje” për Kylian Mbappe në dhomën e zhveshjes, Martinez vazhdoi të ngacmonte Mbappen pasi u kthye në Buenos Aires – në ditëlindjen e 24-të të yllit francez, ai mbajti një kukull me fytyrën e Mbappes.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, gjatë festës ai e mbajti atë në krah të Lionel Messit, i cili është bashkëlojtari i Mbappes në Paris Saint-Germain.
Martinez kritikoi veçanërisht deklaratën e Mbappes se Brazili dhe Argjentina nuk po e rrisin nivelin e lojës për kompeticionet e mëdha.
Portieri argjentinas ka mbrojtur për Aston Villan që nga viti 2020, dhe më parë ishte anëtar i Arsenalit që nga viti 2012, edhe pse ai kaloi më shumë kohë në huazim./FolDrejt/