Në Fushë Kosovë është raportuar një rast në polici i cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Aty ankuesi mashkull kosovar ka treguar se në një pompë të derivateve në Fushë Kosovë është sulmuar fizikisht dhe kanosur me armë zjarri.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i ka konfiskuar një armë, transmeton Fol Drejt
“Fushë Kosovë 30.11.2022 – 22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një pompë të derivateve është sulmuar fizikisht dhe kanosur me një armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pistoleta (ajrore) është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.