Në Fushë Kosovë dhe në Vushtrri janë raportuar dy raste të vjedhjes së rëndë, që përfshijnë vjedhjen e veturave dhe fishekëve të kohës së luftës, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia për rastin në Fushë Kosovë, bëhet fjalë për vjedhje të tri veturave me targa vendore.
Rasti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të 5 korrikut, saktësisht rreth orës 02:30.
Më tej bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti është në procedurë hetimore.
Ndërkaq, për vjedhjen në Vushtrri, mendohet të ketë ndodhur rreth datës 29 qershor, ndërkaq është raportuar në polici ditën e djeshme (5 korrik).
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në Muze me ç’rast kanë vjedhur disa gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës. Rasti në procedurë hetimore.”, njofton raporti policor./FolDrejt/