Gati 300 emigrantë u zbarkuan sot në portin jugor italian të Tarantos pasi u shpëtuan në det në pesë operacione të veçanta nga ekuipazhi i një anijeje humanitare të drejtuar nga Mjekët pa Kufi (MSF).
Médecins Sans Frontières postoi në Twitter se burrat, gratë dhe fëmijët u përballën me “udhëtime torturuese, abuzime dhe ndalime në Libi” përpara se të kalonin Detin Mesdhe.
Përafërsisht gjysma e 293 pasagjerëve të shpëtuar nga anija “Geo Barenza” ishin të mitur të pashoqëruar, tha MSF, raportoi AP, përcjell Fol Drejt.