Në komunën e Kamenicës numri i të infektuarve me virusin korona, ka arritur në 26.
Shtabi emergjent komunal ka identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit.
Aktualisht numri i kontakteve është 366 dhe 67 familje janë në vetizolim, të cilët monitorohen nga Policia.
Tre nga të infektuarit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe gjendja shëndetësore e tyre është stabile ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj komunë Margarita Rashiti, në një përgjigje për Ekonomia Online.
Ajo më tej ka sqaruar se Ministria e Shëndetësisë ka shpallur Hodonocin e Topanicën si vatra të shpërndarjes së virusit, ndërkaq është kërkuar nga Policia për mbikëqyrje të shtuar në këto dy lokalitete.
Rashiti tha se të infektuarve me virusin koronavirus u sigurojnë barnat esenciale, termometrat e shujta ushqimore tri herë në ditë.
Gjithashtu, ajo tha se kanë psikologë që kontaktojnë herë pas here me ta, për të parë nëse gjendja e tyre emocionale është e mirë.