Pedagogu i shquar dhe kompozitori me gamë të gjerë të krijimtarisë në muzikën klasike, Vinçenc Gjini, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur familjarët e tij.
“Njoftojmë të afërmit, miqtë e dashamirët se Prof. Mr. Sc. Vinçenc Gjini (22.01.1935 – 22.9.2022) ka ndëruar jetë në moshën 88 vjeçare në Istër të Kroacisë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë karrierës së tij të bujshme, Gjini ka punuar si profesor i rregullt në Akademinë e Arteve, në degën e muzikës, në Universitetit e Prishtinës.
Profesori ka fituar çmimin për veprën jetësore të Republikës së Kosovës, si dhe çmime prestigjioze në kohën e ish-Jugosllavisë.
Nga viti 1992, Gjini me familje ka jetuar në Istër të Kroacisë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën, në orën 13:00, në varrezat në Krasica të Istrës së Kroacisë.