Në qytetet Pejë, Deçan e Klinë është raportuar dhunë në familje nga Drejtoria Rajonale në Pejë.
Këto janë raportet lidhur me këto raste:
“Pejë 11.03.2022 – 07:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmojë babanë e tij. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Deçan 11.03.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Viktima është dërguar në QKMF Deçan për ekzaminim mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Klinë 11.03.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.