Sot në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Prishtinës është marrë vendimi për pezullimin e profesor Bekim Bejtës nga Universiteti i Prishtinës, njofton Organizata Studentore Reforma.
Ky është postimi i plotë i Organizatës Studentore Reforma në profilin e tyre në Facebook:
Sot në mbledhjen e Senatit të Universitetit është marr vendimi për pezullimin e Prof. asoc. Dr. Bekim Bejta.
Në vendimin e Senatit ndër të tjera, profesorit që në vazhdimësi ka bërë shkelje, i është ndaluar çasja në sistemet elektronike dhe ambientet e Universitetit të Prishtinës.
Ne mirëpresim vendimin për pezullimin e Profesorit për një periudhë 6 mujore deri në vendimin e trupave të tjerë përgjegjës.
Organizata Studentore “Reforma” dhe Senatorët përfaqësues nga radhët e Organizatës që morën fjalën gjatë mbledhjes kërkuan përjashtimin e profesorit në fjalë dhe të gjithë shkelësve të llojit të tillë.
Ne zotohemi që do kërkojmë përjashtimin përmes instancave përfaqësuese, Parlamentit Studentor me të cilin udhëheq Reforma dhe njëkohësisht inkurajojmë studentët që të adresojnë problemet e tilla në adresën tonë apo të Parlamentit Studentor.
Dhunuesit larg Universitetit!