Shkalla vjetore e inflacionit në Francë është rritur me 5.2 për qind në maj, më e larta që nga shtatori i vitit 1985, njoftoi sot agjencia franceze e statistikave.
Shifra ishte 4.8 për qind në prill, sipas Insee, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Rritja është ndikuar kryesisht nga çmimet e larta të energjisë (27.8 për qind). Çmimi i energjisë elektrike u ngadalësua në 6.5 për qind, krahasuar me 6.9 për qind një vit më parë.
Rritje kanë pasur edhe çmimet e shërbimeve (3.2 për qind), ushqimet (4.3 për qind) dhe mallrat e përpunuara (3 për qind).
Çmimet e konsumit u rritën me 0.7 për qind me bazë mujore, pak mbi vlerësimet paraprake për një rritje prej 0.6 për qind./FolDrejt/