Fabrizio Romano njoftoi një raund të ri negociatash mes Manchester City dhe RB Leipzig.
Siç raportohet, gjermanët duan të paktën 100 milionë euro për mbrojtësin kroat, pra duan ta bëjnë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Gvardiol ka rënë dakord për kushtet personale me Cityn, ndaj pritet një marrëveshje mes klubeve, transmeton Fol Drejt.