Thuhet se objektivi është vullnetar, por do të bëhet ligjërisht i detyrueshëm nëse Moska mbyll rubinetat këtë verë.
Tubacioni kryesor Nordstream 1 nga Rusia në Gjermani ka qenë jashtë linjës për mirëmbajtje për 10 ditë dhe do të kthehet të enjten, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Por ka shqetësime se Moska nuk do ta zbatojë premtimin e saj.
Vendet anëtare të BE-së do të votojnë planin e racionalizimit të Këshillit në një takim të ministrave të energjisë në 26 korrik.