Një rast i grabitjes ka ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizajit, me ç’rast dy persona kanë raportuar se një i dyshuar nën kërcënimin e armës u ka grabitur një shumë parash dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:43, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë tutje bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërkohë që njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/