Amrulah Saleh, 48-vjeç, i cili e shpalli veten nënpresident të Afganistanit, pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, tha se nuk do të dorëzohej kurrë te talibanët, qeverinë e të cilëve nuk e njeh.
Ghani u largua nga Kabuli disa orë para se talibanët të merrnin nën kontroll kryeqytetin pa luftë më 15 gusht, dhe Saleh shkoi në provincën Panshir dhe dy ditë më vonë u deklarua si pasardhës legjitim i Ghani.
Me mbështetjen e djalit të heroit kombëtar Ahmad Shah Masood, i cili u vra 20 vjet më parë, Saleh tani përdor luginën në Panshir si bazë nga e cila organizon një lëvizje rezistence kundër islamikëve nga Kabuli, raporton “Spiegel”.
Në të njëjtën kohë, bisedimet janë duke u zhvilluar në Kabul midis anëtarëve të ish-qeverisë dhe talibanëve.
Në tre faqe, Saleh shikon përmbysjen e qeverisë së Ghanit dhe parashikon rënien e talibanëve, duke e quajtur Amerikën “naive”.