Në zyret e ASHAK u bë nënshkrimi i Protokollit të bashkëpunimit 2022-2023 në mes të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Ky protokoll u nënshkrua nga kryetari i ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja dhe kryetari i ASHSH-së, akademik Skënder Gjinushi, transmton Fol Drejt.
Protokolli i bashkëpunimit për vitin 2022-2023 përfshin: realizimin e projekteve të
përbashkëta dhe organizimin e aktiviteteve shkencore në fushën e gjuhësisë dhe të
letërsisë, të shkencave shoqërore, të shkencave të natyrës, realizimin e botimeve të
përbashkëta, organizimin e aktiviteteve artistike, si: koncerte e ekspozita, përurime të
ndërsjella të botimeve akademike, si dhe bashkëpunim profesional ndërmjet
bibliotekave./FolDrejt/