Në sulmin e mëngjesit të sotëm të guerrilasve kolumbianë, anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN), në një postë ushtarake në një rajon të trazuar pranë kufirit me Venezuelën, të paktën nëntë ushtarë u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën, njoftuan autoritetet.
Ushtria nuk dha detaje mbi sulmin në shtetin Norte de Santander, por konfirmoi se një vlerësim paraprak tregoi se operacioni vdekjeprurës u krye nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ose ELN, grupi i fundit gueril aktiv i vendit, raporton AP.
Aksioni i sotëm i mëngjesit nga guerilët e ELN-së është sulmi më i rëndë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur negociatat e paqes me qeverinë vazhduan si pjesë e përpjekjeve të presidentit të parë të majtë të Kolumbisë, Gustavo Petro, për të sjellë “paqe të plotë” në Kolumbi./FolDrejt/