Nesër në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) do të mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore donacion nga KFOR-i italian.
Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ambasadori italian Antonello De Riu, përfaqësues të KFOR-it italian dhe autoritete të tjera.
Ceremonia mbahet fillon në ora: 10:00, në sallën e konferencave në ndërtesën e administratës qendrore në SHSKUK.