Nesër do të bëhet hapja dhe përurimi i lokalitetit arkeologjik në komunën e Prizrenit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, hapja do të bëhet duke filluar nga ora 18:00 e deri më 21:00.
“Lokaliteti është në emër të ‘’Programit për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor’’ të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ky projekt sjell në pah dëshmitë për ekzistencën e qytetit që nga shekulli i IV-të, si dhe promovon nxitjen e planifikimit urban gjithëpërfshirës përmes rigjenerimit urban të hapësirës./FolDrejt/