Sipas Calciomercato, Newcastle United po planifikon një qasje ambicioze për Romelu Lukakun në fund të sezonit.
Megjithatë, raporti shton se çdo lëvizje e mundshme për Lukakun kushtëzohet me përfundimin e Newcastle në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Reprezentuesi belg është aktualisht në një huazim për një sezon te Interi pasi dështoi të ndikojë gjatë periudhës së tij të dytë në Stamford Bridge./FolDrejt/