Vëllai i futbollistit brazilian të burgosur aktualisht Dani Alves pretendon se vëllai i tij ra në një kurth që tani po i shkatërron karrierën dhe reputacionin e tij.
Dani Alves është aktualisht në burg në Barcelonë, në pritje të fillimit të seancës, në të cilën ai do të përpiqet të provojë se nuk ka përdhunuar një vajzë, identiteti i së cilës është i panjohur për publikun, në tualetet e klubit të natës Sutton. Barcelona më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Në mbrojtje të tij doli vëllai i tij Ney Alves, i cili u shfaq në emisionin televiziv Espejo Publico dhe shprehu besimin se vëllai i tij kishte hyrë në një kurth.
“Vëllai im është bllokuar. Familja jonë nuk do të dorëzohet. Vëllai im ka një karrierë të patëmetë pas tij dhe tani karriera e tij po fundoset për shkak të kësaj rrëmuje.”, transmeton Fol Drejt.
“Ne do të bëjmë gjithçka për ta shpëtuar nga ky komplot demonik në të cilin është futur zvarrë. E gjithë familja po vuan shumë për këtë. Unë shoh shumë gjëra të diskutueshme që nuk po bëhen siç duhet. Dua të shkoj në Spanjë me prindërit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai Ney Alves. Sipas ligjit spanjoll, Alves përballet me katër deri në dymbëdhjetë vjet burg nëse shpallet fajtor, transmeton Fol Drejt.