Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që në fillim të muajit gusht do të nisë zbatimi i rregullores për ndotjen akustike në kryeqytet, transmeton Fol Drejt.
Si rrjedhojë, në bazë të rregullores do të gjobiten lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar të nivelit të zërit.
“Nga fillimi i gushtit do të nisë zbatimi i rregullores për ndotjen akustike në kryeqytet
Drejtori i inspektoratit, Florian Dushi bashkë me Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica u takuan me Drejtorin e Policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani për të diskutuar detajet e fundit para se të fillojë zbatimi i rregullores në teren.
Në bazë të rregullores do të gjobiten të gjitha lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar të nivelit të zërit.”, thuhet në njoftimin e kryeqytetit./FolDrejt/