Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data e sotme ka nisur inspektimi i zhurmave brenda lokaleve të gastronomisë, transmeton Fol Drejt.
“Nesër, e hënë, 21.08.2023,në ora 10:30, në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit do të nis edhe zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave brenda lokaleve të Gastronomisë.”, thuhet në njoftimin e kësaj komune, përcjell Fol Drejt.