Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur në komunën e Podujevës, me ç’rast një person është arrestuar si i dyshuar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:10, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin policor./FolDrejt/