Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka konfirmuar se numri i viktimave në tragjedinë në autostradën Shkup-Tetovë ka arritur në tetë.
“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitetet. Por tash mund të konstatoj se ka tetë viktima”, tha Nuhiu.
_________________
18.40. Sipas informatave të Alsat M, numri i viktimave nga aksidenti rrugor është gjashtë.
Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”.
____________________________________________
Një autobus me udhëtarë ka dalë nga rruga Tetovë-Shkup në ora 17.00 njofton Portalb.mk. Ai është rrokullisur nga autostrada dhe ka rënë poshtë afër fshatit Llaskarcë në Komunën e Sarajit, konfirmon policia.
Nuk ka informata zyrtare sa persona janë të lënduar, por jozyrtarisht thuhet se janë mbi 20. Madje mund të ketë edhe viktima, por presim konfirmimin e policisë.
Nga kompania u konfirmua se autobusi është i ndërmarrjes “Durmo” i cili ka qenë duke udhëtuar në autostradën Gostivar- Shkup. Ekipet mjekësore kanë filluar të transportojnë disa të lënduar në Qendrën Klinike të Shkupit.
Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës, kështu që autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.Lajmi do të përditësohet me informata nga policia.
Video e siguruar nga Alsat M dhe Portalb.mk.