Në veri të Nigerisë 23 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve të armatosura.
Komisari Shtetëror i Sigurisë së Brendshme dhe i Punëve të Brendshme të shtetit Kaduna, Samuel Aruwan deklaroi se disa persona ende të pa identifikuar kryen sulme të armatosura në disa provinca të vendit.
Aruwan tha se në sulmet e armatosura 23 persona e kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Përdorimi i motoçikletave është i ndaluar në disa vende për shkak se sulmuesit në kohët e fundit kryenin sulme me motoçikleta.
Zona është skenë e përplasjeve të dhunshme midis grupit etnik fulanët, të cilët ndonjëherë merren me blegtori dhe disa fiseve që jetojnë me bujqësi. Së fundmi dy ditë më parë 19 persona u vranë në sulmin e kryer nga persona të armatosur.
Fulanët, të cilët migruan në jug të vendit për të kullotur bagëtitë, pretendojnë se fermerët e vendit u përpoqën të vidhnin bagëtinë e tyre dhe i sulmuan ata.