Të martën në Shtetet e Bashkuara ka nisur përzgjedhja e jurisë për gjyqin kundër një zyrtari të bardhë policor, i akuzuar për vrasjen e një amerikani me ngjyrë vitin e kaluar.
Vdekja e George Floydit është incizuar dhe është publikuar nëpër shumë platforma.
Megjithatë, një vendim i apelit mund të ndalë procesin për disa javë, teksa shteti i Minesotas tenton të shtojë një akuzë shtesë për vrasje kundër 44-vjeçarit Derek Chauvin.
Gjyqi pritet të jetë ndër më të vëzhguarit në vitet e fundit.
Floyd ka vdekur pasi Chauvin e ka shtypur atë me gju në qafë.
Vdekja e Floydit ka nxitur protesta të mëdha nga mbështetësit e lëvizjes, Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë vlerë, si në SHBA, ashtu edhe në shumë vende tjera të botës.
Avokati kryesor i Chauvin ka thënë se do t’i kërkojë Gjykatës Supreme të Minesotas që të rishikojë vendimin e 5 marsit, proces që mund të marrë javë.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, gjyqtari ka thënë se do të lejojë transmetimin përmes video-lidhjes.
Tre zyrtarë tjerë policorë të përfshirë në arrestimit e Floydit përballen me akuza më të lehta dhe do të gjykohen ndaras.
Të katër zyrtarët policorë kanë qenë pjesë e Departamentit Policor në Mineapolis.