Komuna e Prishtinës ka njoftuar se drejtoria e Inskepcionit ka filluar lirimin e hapësirës publike në rrugën “Ukshin Hoti”, transmeton Fol Drejt.
Në njoftimin e komunës thuhet se lirimi i hapësirave publike po bëhet me qëlim që Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave ta bëjë zgjerimin e rrugës, të shtojë një korsi.
“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ka filluar lirimin e hapësirës publike në rrugën “Ukshin Hoti” e cila në të kaluarën është shfrytëzuar nga bizneset pa leje. Ky lirim i hapësirave publike po bëhet me qëllim që Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave të bëjë zgjerimin e rrugës, të shtojë një korsi.”, thuhet në njoftimin e komunës./FolDrejt/