Marshi protestues, i thirrur nga imami Besim Berisha ka nisur sot që në orën 14:00, në “Shatërvan” të Prizrenit, transmeton Fol Drejt.
Kujtojmë se ky marsh është thirrur si revolt dhe protestë ndaj performancës se DokuFestit që në natën e parë të këtij festivali.
Ajo performancë u prit me kritika nga publiku, duke u cilësuar si përformancë jo e përshtatshme për publikun.
Raportohet se thirrjes për marsh i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.
Reagimet kundër Dokufestit, imam Berisha fton për pjesëmarrje në takimin e nesërm në Prizren