Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka ndërmarrë një iniciativë për të kërkuar njohjen e Kosovës nga Ukraina përmes një peticioni.
Goncharenko ia ka dorëzuar një kërkesë për njohje edhe presidentin ukrainas, Zelensky.
Kjo iniciativë vjen pas tensioneve të fundit, teksa Goncharenko ka theksuar se Kosova tashmë njihet nga gjysma e shteteve të OKB-së, nga SHBA-të dhe shumica e vendeve anëtare të NATO-s.
Peticioni i hapur për nënshkrim do të mbetet aktiv 90 ditë, deri më tash kanë votuar 475 persona, prej 25 mijë sa duhen gjithsej./FolDrejt/