Pas përcaktimit të datës 18 dhjetor si ditë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e Veriut (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan), KQZ ka mbajtur mbledhjen për të nisur përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua plani operacional për organizimin e zgjedhjeve e që përfshin disa aktivitete:
- a) Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 21 nëntor 2022;
- b) Afati për deklarim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 17 nëntor 2022;
- c) Afati për deklarim të partive politike për mospjesëmarrje në zgjedhje fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 19 nëntor 2022;
- d) Afati për paraqitjen e përmirësimeve/korrigjimeve nga subjektet politike fillon më 25 nëntor dhe përfundon më 26 nëntor 2022;
- e) Afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve është më 26 nëntor 2022;
- f) Afati për tërheqje të subjekteve politike fillon më 4 dhjetor dhe përfundon më 5 dhjetor 2022;
- g) Data e mbajtjes së shortit për renditjen në fletëvotim të kandidatëve dhe subjekteve politike është më 7 dhjetor 2022;
- h) Afati për caktimin e kufizimeve të shpenzimeve për fushatë zgjedhore fillon më 15 nëntor dhe mbaron më 19 nëntor 2022;
- i) Fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillojnë më 8 dhjetor dhe përfundon më 16 dhjetor 2022;
- j) Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 15 nëntor 2022 dhe përfundon më 13 dhjetor 2022;
- k) Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike fillon më 27 nëntor dhe përfundon më 12 dhjetor 2022;
- l) Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 24 nëntor 2022;
- m) Publikimi i listës së qendrave të votimit bëhet jo më vonë se 7 dhjetor 2022;
- n) Afati për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës fillon më 29 nëntor dhe përfundon më 4 dhjetor 2022;
- o) Afati për kundërshtimin dhe konfirmimin e listës së votuesve fillon më 2 dhjetor dhe përfundon më 4 dhjetor 2022;
- p) Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 26 nëntor dhe përfundon më 30 nëntor 2022;
- q) Afati për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve bëhet më 8 dhjetor 2022;
- r) Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës fillon më 9 dhjetor dhe përfundon më 16 dhjetor 2022;
- s) Aplikimi për regjistrimin e votuesve të ngujuar në shtëpi fillon 26 nëntor dhe përfundon më 1 dhjetor 2022;
- t) Afati për regjistrimin e votuesve me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve me rrethana të veçanta fillon me 9 dhjetor dhe përfundon më 13 dhjetor 2022
Në këtë mbledhje njëkohësisht u miratua edhe plani i buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve, e që kap 556 mijë e 482 euro./FolDrejt/