E martë, 14 Maj, 2024

NITAJ: THAÇI T’I PËRMISOJË VET DEKLARATAT E TIJ

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj kërkesave të fundit nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi në drejtim të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Derisa Thaçi ka kërkuar nga Haradinaj të përmirësojë deklarimet lidhur me korrigjimin e kufijve, Deputeti Nitaj në një prononcim për klankosova.tv, ka thënë se është vet presidenti ai që duhet korrigjuar deklarimet.

Lexoni edhe..

”Nëse në Kosovë ka një njeri që duhet t’i përmirësoj deklaratat e tij për kufijtë, ai është vet presidenti Thaçi”, ka deklaruar ai.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj t’i përmirësojë deklaratat e tij lidhur me korrigjimin e kufijve, përndryshe shumë shpejt mund të ndërrohet pasi sipas tij Haradinaj po ndihet komod në karrigen e tij.

Të ngjajshme