Shëtitja verore pati një fund të papritur.
Anëtarët e një familjeje vendosën të përfitojnë nga moti i mirë dhe të dalin për shëtitje në River Pool në Londër . Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk e priste që do të ndodheshin para një pamje të pazakontë. Më konkretisht, 32-vjeçari Ryan Bell, tre fëmijët e tij të mitur dhe një mik 15-vjeçar u gjendën përballë një kripte ku ndodhej një arsenal i tërë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Gjithçka ka nisur kur ata kanë qenë në ujë dhe shoku i fëmijëve ka shkelur një send metalik i cili i ka zgjuar kureshtjen. Ai filloi të kërkonte nëpër ujë derisa gjeti armët që përfshinin një automatik Uzi së bashku me fishekë dhe karikatorë. Më pas 32-vjeçari së bashku me të miturit kanë nxjerrë armët nga uji dhe më pas kanë njoftuar autoritetet.