E premte, 3 Maj, 2024

Një i vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Lexoni edhe..

Në Kosovë janë regjistruar 137 raste të reja me coronavirus, kurse një person ka humbur betejën me këtë virus në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren).

“Numri total i rasteve pozitive është 16,891 raste nga 80,058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes”, ka njoftuar IKSHPK, transmeton Telegrafi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,572.

Rastet pozitive janë nga këti komuna:

Prishtinë 54 raste,

Gjilan 20 raste,

Podujevë 17 raste,

Gjakovë 8 raste,

Lipjan 6 raste,

Rahovec 5 raste,

Fushë Kosovë 4 raste,

Pejë 4 raste,

Junik 3 raste,

Deçan 2 raste,

Ferizaj 2 raste,

Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat: Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti, thuhet në njoftimin e IKSHPK. 

 

 

Të ngjajshme