Kur dikush ju thotë se ecja nuk është një stërvitje, mos i dëgjoni. Çdo aktivitet është një aktivitet i mirë. E njëjta gjë vlen edhe për ecjen, e cila mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja të fitnesit dhe humbjes së peshës.
Për shumicën e njerëzve, ecja do t’ju përshtatet më shumë se vrapimi, sepse ju mund të ecni shumë më gjatë sesa mund të vraponi, dhe në kundërshtim me mendimin popullor, ecja është një mënyrë shumë efektive për të djegur dhjamin, përcjell Fol Drejt.
Hulumtimet që analizuan efektet e ecjes tek gratë e dhjamosura gjatë një periudhe 12-javore zbuluan se ajo ishte veçanërisht efektive në reduktimin e yndyrës viscerale, ose yndyrës në zonën e barkut, e cila rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Ash Wilking, trajneri për të gjithë të apasionuarit pas fitnesit, ka sugjeruar një rutinë ecjeje që do të jetë gjithashtu e mrekullueshme për djegien e kalorive.
Është një rutinë që zgjat 60 minuta dhe përbëhet nga tre pjesë.
Ngrohje (12 minuta)
Ecni me një ritëm më të shpejtë se normalja për një minutë, më pas vraponi në vend për 30 sekonda, duke ngritur gjunjët sa më lart që të jetë e mundur.
Përsëritni këto dy ushtrime në mënyrë alternative.
Ecja me ritme të ndryshme (40 minuta)
Ecni me një ritëm më të shpejtë për tre minuta, pastaj ngadalë për dy minuta. Përsëriteni tetë herë.
“Ftohja” (tetë minuta)
Ecni me një ritëm të qëndrueshëm dhe të lehtë për tetë minuta.
Ky është një aktivitet që është ideal për pranverë dhe temperaturat edhe më të ulëta nuk e shqetësojnë. Thjesht vishuni më mirë dhe shijoni shëtitjen, patjetër që do të ndiheni më mirë./FolDrejt/