Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 05:45, transmeton Fol Drejt.
Viktima është dërguar për trajtim në QKUK pas sulmit i cili iu bë nga disa persona të panjohur në një lokal të Prishtinës, në lagjen e Veternikut.
Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës./FolDrejt/