Rritja e personave të infektuar me Kovid19 shënon rritje edhe në vendet perëndimore, por një pjesë e fajit të këtij shtimi shkon për qytetarët e kthyer nga vendet e Ballkanit Perëndimor, informon foldrejt.com, shkrimin e Frankfurter Rundschau.
Një qytet që ka shënuar një rritje të madhe në Gjermani është Offenbach, që tashmë vlen si qendra e infektimit në landin Hessen. Sipas medias gjermane, infektimet aty kanë ardhur kryesisht pas kthimit të emigrantëve nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia.
Në këtë qytet tashmë po përgatiten edhe masa për parandalimin e përhapjes: si kontrolle të ashpra për ata që nuk mbajnë maska dhe ndalimin e organizimeve të piknikeve dhe festave tjera në natyrë. Në të ardhmen këto masa mund të shtohen.
Kryetari i Offenbach, Felix Schwenke (SPD), theksoi se është i gatshëm të izolojë edhe qytetin në rast se Shtabi i Krizës e sheh të nevojshme.
Në këtë qytet përherë të parë ka pasur mbi 60 të infektuar për një ditë, kurse për 100 mijë banorë numri i infektimeve ka arritur në 35. Shifër mjaft e lartë për Gjermaninë./Foldrejt.com