Mbrëmë, pak pas orës 23:00 me orën lokale, Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë në Buffalo lëshoi një paralajmërim të posaçëm për motin për reshje të mundshme bore të shoqëruara me erëra të stuhishme në të gjithë territorin e shtetit të Nju Jorkut.
Pjesët veriore të shtetit amerikan të Nju Jorkut janë të mbuluara me borë, dhe zona e qytetit të Buffalo është nën një mbulesë dëbore pothuajse dy metra të trashë, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.
Dëbora e madhe pritet të vazhdojë të bjerë edhe për pjesën tjetër të ditës./FolDrejt/