Një stuhi e fortë që goditi Gadishullin Iberik shkaktoi përmbytje në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.
Autoritetet e Portugalisë dërguan ushtrinë për të ndihmuar në kullimin e ujit në qytet, dhe qeveria e qytetit u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe rekomandoi udhëtarët të shmangin qytetin, raporton AP.
Disa shkolla në qytet kanë anuluar mësimet, trafiku është i vështirë dhe transporti publik është i bllokuar, raporton agjencia./FolDrejt/