Një surfist besohet të jetë vrarë nga një sulm peshkaqen në bregun perëndimor të Gadishullit Eyre të Australisë Jugore, njofton BBC, transmeton Fol Drejt.
Ekipet e shpëtimit u thirrën në plazhin Walkers Rock afër Elliston në orën 10:10 me orën lokale (00:40 GMT) të shtunën në mëngjes.
Burri 46-vjeçar ishte duke bërë sërf kur u sulmua dhe tani ai është zhdukur, tha policia e Australisë Jugore.
Shërbimet e urgjencës, policia dhe anëtarët e komunitetit lokal u angazhuan në një kërkim të gjerë.
“Një burrë besohet të ketë vdekur pas një sulmi peshkaqen në plazhin Walkers Rock”, tha policia në një deklaratë./FolDrejt/