Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot Nepalin, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, raporton Reuters.
Ndodhi në një thellësi prej 25 kilometrash dhe epiqendra ishte rreth 63 kilometra në veriperëndim të rrethit Jumla të Nepalit, më shumë se 300 kilometra nga kryeqyteti Katmandu./FolDrejt/