Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 goditi sot rajonin indonezian të Java-së Perëndimore.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 118 kilometrash dhe sipas agjencisë sizmologjike indoneziane BMKG, nuk ka rrezik për cunami, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Xhakartë, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar./FolDrejt/