Një tërmet i fuqishëm goditi Indonezinë mëngjesin e sotëm, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së Indonezisë njoftoi se tërmeti me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi provincën lindore të vendit, Papua.
Tërmeti ndodhi rreth orës 9:51 të mëngjesit sipas kohës lokale, në një thellësi prej rreth 33 kilometrash.
Raportohet se banorët vendas e ndjenë fuqishëm lëkundjen, ndërsa ende nuk është raportuar për dëme.