Afganistani u godit gjithashtu nga një tërmet i fuqishëm në qershor, kur zyrtarët e Kombeve të Bashkuara njoftuan se 770 njerëz vdiqën si pasojë e tërmetit, ndërsa talebanët vlerësuan se numri i të vdekurve ishte 1,150.
Një tërmet me magnitudë 5.1 gradë të shkallës Rihter goditi sot qytetin afgan të Faizabad, kryeqyteti i provincës verilindore të Badakhshan, tha një zyrtar taliban, shkruan AP, përcjell Fol Drejt.
Agjencia i referohet deklaratave të drejtorit të agjencisë së lajmeve taliban Bakhtar, Abdul Wahid Rayan, i cili tha se epiqendra e tërmetit ishte rrethi Shagnan dhe se tërmeti është ndjerë edhe në pjesë të tjera të provincës./FolDrejt/