Një turist gjerman, një 22-vjeçar, dëmtoi shatërvanin e famshëm në Firence, teksa po ngjitej në pikën referimi për një sesion fotografik.
Autoritetet e qytetit njoftuan se i riu është ngjitur në shatërvan mbrëmjen e së dielës për të bërë një foto, por në këtë proces ka thyer një pjesë të mermerit në karrocë. Kur u hodh mbi kalë, dëmtoi edhe thundrën. Dëmi llogaritet në 5000 euro dhe turisti përballet me një gjobë të rëndë. Vandali u zbulua me ndihmën e kamerave të vëzhgimit, përcjell Fol Drejt.
Kryetari i Firences, Dario Bardella ka publikuar një nga fotot nga profili i të riut në Facebook, me fytyrën të nxirë.
“Nuk ka asnjë justifikim për paturpësinë dhe vandalizmin ndaj trashëgimisë kulturore”, ka shkruar kryetari.
Shatërvani tetëkëndor daton në shekullin e 16-të dhe u rinovua tërësisht në vitin 2018./FolDrejt/